Kronikë e zezëRajoni

Varroset “Raketa”, ish-pjesëtar i UÇK-së dhe ish – truproje e Presidentit Hashim Thaçi

Shpërndaje

I jepet lamtumira e fundit Xhavit Ferizit – Raketës, ish-truprojës së Hashim Thaçit.

Sot në moshën 64-vjeçare ka vdekur truproja e ish-presidentit Hashim Thaçi, Xhavit Ferizi, apo i njohur ndryshe edhe me nofkën “Raketa”.

Ferizi, siç raporton Sinajli, i cili ka qenë edhe pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte kujdesur me vite të tëra për sigurinë e Hashim Thaçit.

Në varrin e Ferizit është vendosur edhe një kurore me lule në emrin e ish-presidentit Thaçi.

“Nuk më prite edhe pak Raketë, ashtu siç më prisje”, shkruhet në kurorën me lule nga Presidenti Hashim Thaçi.


Kurorë me lule në emër të ish-presidentit Hashim Thaçi, për truprojën e tij, Xhavit Ferizi – Raketa.

Ferizi ka vdekur pas një sëmundje të rëndë. Ai kishte lindur në vitin 1960.

Vdes Xhavit Ferizi-Raketa, ish-pjesëtar i UÇK dhe ish – truproje e Presidentit Hashim Thaçi

Ka vdekur Xhavit Ferizi (Raketa), ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-truproje i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Raketa ishte nga fshati Plluzhinë.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar njerëzit e afërt me të ndjerin.

Milaim Cakiqi mik i ngushtë i ish-presidentit Thaci ka shkruar se Raketa e ka fituar cdo betejë, në luftë e në paqe.

“Por, jo edhe betejën me kancerin. Do të më mungojnë shumë muhabetet e orëve të vona, Raketë. Do të na mungosh të gjithëve, vëlla! Fatkeqësisht, vdekja na ndau! U prehsh në paqe Xhavit FERIZI, mik i mirë dhe besnik!”, ka shkruar ai.