Qeveria vendosi afat të ri, deri në fund të vitit 2026 duhet të ndërtohet autostrada Kërçovë – Ohër
Qeveria në seancën e sotme ka sjell vendim që të hyjë në fuqi afati i ri për ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër, i cili edhe ashtu vonohet në ndërtim. Afati i ri është deri në vitin 2026, kanë bërë të ditur nga Qeveria.
Autostrada fillimisht ishte paraparë që të përfundojë më 31 dhjetor 2023, por është prolonguar ndërtimi i saj.
“Qeveria e obligoi Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave që të formojë një grup pune me përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Financave – Drejtorisë Doganore, Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave –Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë dhe Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore e Republikës së Maqedonisë së Veriut (MALMED), e cila do të duhet të përpilojë një analizë krahasuese të legjislacionit për problemet që lidhen me qeset e nikotinës në BE dhe Ballkanin Perëndimor, si dhe të bëjë propozime për ndryshimin dhe plotësimin e rregulloreve në fushën më të cilën rregullohet siguria shëndetësore, qarkullimi, taksat dhe akcizat për qeset e nikotinës në shtet, e gjitha bazuar në analizën e përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë.
Qeveria, me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, ka shqyrtuar Informacionin për nevojën e miratimit të Ligjit për plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e rrugës Miladinovci – Shtip dhe aksit rrugorë Kërçovë – Ohër, me qëllim të lidhjes së Aneksit nr. 6 të kontratës për ndërtimin e autostradës, aksi Kërçovë – Ohër, dhe i miratoi propozim- dispozitat të plotësimit.
Me plotësimet e përcaktuara ligjore, 31.12.2026 është paraparë si afat përfundimtar në të cilin Kontraktori duhet të përfundojë punimet në këtë aks autostrade.
Shkak i shtyrjes së afatit të ndërtimit janë 13 rrëshqitje të reja të shfaqura në trase, si pasojë e projektit fillestar joadekuat dhe fillimit të parakohshëm të ndërtimit të këtij seksioni”, thuhet në njoftimin e Qeverisë,