Yuri Kim: Kjo është toka e Skënderbeut, unë jam admiruese e madhe e tij (Video)

Shpërndaje

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e përfundimit të restaurimit të Kalasë së Prezës paraditen e sotme.

Ajo tha se nuk mendon se dikush do donte të kthehej te e shkuara, por ne duam të bëjmë përpara drejt të ardhmes. Yuri Kim shtoi se kjo është toka e Skënderbeut dhe e fëmijëve të shqiptarëve dhe se ajo është një adhuruese e madhe e tij.

Ky ishte vendi ku donin ta nisnim. Kjo javë parashikon shumë koncerte. Ne deshëm ta nisnim që këtej. Jo sepse është për të shkuarën. Kjo është për të ardhmen. Ju mund të mendoni se ne jemi këtu për të ruajtur të shkuarën dhe për të adhuruar të shkuarën, por ne jemi këtu për t’i kujtuar vetes gjithë atë madhështi që ne kishim në të shkuarën dhe ne mund të ngrihemi sërish madhështor. Nuk mendoj se dikush do donte të kthehej te e shkuara, por ne duam të bëjmë përpara drejt të ardhmes. Kur e shikojmë një sit të tillë është e mrekullueshme

Kjo është toka e Skënderbeut. Unë jam admiruese e madhe e tij. Ju nuk po mendoni që është toka e Skënderbeut. Por është më shumë se kaq. Është toka e fëmijëve tanë. Jemi të kënaqur që jemi këtu së bashku me të ardhmen. Ne mund të mësojmë nga mësimet e të shkuarës. Nëse diçka shkatërrohet ne do ta rindërtojmë. Nëse vëmë tullë mbi tullë për të ardhmen ne mund ta bëjmë këtë të gjithë së bashku”, deklaroi ambasadorja amerikane.