Kronikë e zezëMaqedoniTop Lajme

Këta janë dy të plagosurit në Haraçinë

Shpërndaje

Pas të shtënave me armë ku cak ka qenë krytari i komunës së Haraçinës, janë plagosur dy persona njëri me emrin Eshtref S. dhe tjetrit Advan A.

Dy të plagosurit janë në spitalin e Shkupit. Policia vazhdon të merret me zbardhjen e plotë të rastit.

Njoftimi nga Policia:

Sot (1 Prill 2024) në orën 13:25. SPB Shkup njoftoi se në hyrje të fshatit, një burrë nga Haraçina ka qëlluar me automatik në drejtim të kryetarit të Komunës R.I., i cili ishte së bashku me disa persona të tjerë. Dy persona kanë mbetur të plagosur, të cilët ndodheshin me kryebashkiakun. Kryebashkiaku nuk ka pësuar lëndime dhe nuk janë të sakta as spekulimet e publikuara në disa portale se ka mbetur i plagosur një punonjës policie. SPB Shkup merr masa për zbardhjen e rastit.