Lirohet gazetari Furkan Saliu, shumë kolegë e pritën para stacionit policor
Para pak çasteve është lënë i lirë gazetari, Furkan Saliu, i cili u arrestua sot pasdite, nga policia, gjatë një ndjeshje futbolli.
Pas daljes nga stacioni policor në Autokomandë të Shkupit, Saliu sqaroi momentin e arrestimit dhe hodhi poshtë të gjitha akuzat se ka sulmuar pjesëtarët e policisë.
Shumë kolegë gazetarë e kanë pritur, para stacionit policor, lirimin e tij.
Prononcimin e Furkan Saliut, pas lirimit të tij, mund ta ndiqni në videon më poshtë.
Poashtu janë liruar edhe kameramanët, Fatlum Aliu dhe montazhieri Ariton Ramadani.
Ai u arrestua në fshatin Konjare, pas ndeshjes së futbollit Konjare – FK Kumanovo në Ligën e Tretë të vendit.