MaqedoniTop Lajme

BDI: Përgëzojmë zgjidhjen e çështjes së diplomave të medresesë “Isa Beu”

Shpërndaje

*BDI: Përgëzojmë zgjidhjen e çështjes së diplomave të medresesë “Isa Beu”*

Zëvendës kryeministri Artan Grubi i shoqëruar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe zëvendës ministri i Mbrojtjes Tiron Jajaga sot vizituan Bashkësinë Fetare Islame dhe takuan Reisul Ulema e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai.

Duke përcjellë urimet për muajin e shenjtë të Ramazanit dhe prag festa e Bajramit, Grubi dhe Shaqiri i kanë dorëzuar reisit aktvendimin që është verifikuar medreseja “Isa Beu” në Shkup.

Pas 40 vitesh themelimi, kabineti qeveritar i jep fund problemit me verifikimin dhe njohjen e diplomave nga përfundimi i mësimit në këtë medrese dhe të gjithë nxënësit që përfundojnë mësimin në këtë medrese janë të barabartë me të tjerët.

Anëtarët e kabinetit qeveritar nga rradhët e BDI-së në këtë mandat po shënojnë histori në punë të mëdha, për qytetarët, për të mirën dhe të ardhmen e vendit.