“Një kryeministër për të gjithë”, Fronti Europian zbulon moton për zgjedhjet parlamentare
Pas motos, “President Europian”, me të cilën “Fronti Europian” dhe kandidati i tyre, Bujar Osmani po garojnë për zgjedhjet presidenciale, “Fronti Europian”, sonte ka zbuluar edhe moton për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 8 maj. “Një kryeministër për të gjithë”, do të jetë motoja me të cilën “Fronti Europian” do të garojë në zgjedhjet parlamentare.