I riu nga Kamenica që e krijoi aeroplanin e tij ‘Air Kosova’
I riu nga Kamenica ka kohë që krijoi aeroplanin e tij ‘Air Kosova’, ndërkohë që modeli që ka shpikur s’ekziston askund në botë veç në Kosovë.
Gëzim Morina është studenti nga Kamenica, që krahas studimeve për megatronikë, ka dhe një pasion tepër të veçantë.
24-vjeçari krijon avionë dhe dronë ushtarakë, të cilët i teston në stadiumin e Kamenicës. Gëzimi tregoi se avionët i krijon me materiale të riciklueshme dhe punon me orare të zgjatura.
Sakaq, ai zbuloi se avionët mund të fluturojnë deri në 4 km e gjysmë me sistem kamerash.
“Unë e kam si hobi, këta janë aeroplanë me telekomand që i rregulloj vetë dhe janë për t’u përdorur edhe në ushtri. Unë i testoj në stadiumin e Kamenicës, pasi i kam krijuar.
Për këtë avionin e madh kam punuar 5 muaj, natë e ditë, se kam dashur të bëj diçka që nuk është bërë asnjëherë në Kosovë. Këta mund të fluturojnë deri në 4 km e gjysmë, për shkak se nuk kanë sistemin e kamerave, mund të fluturojnë deri në 800 metra. Nuk janë pak, duke e krahasuar që është i ndërtuar me një material të riciklueshëm, siç është letra.
Unë studioj në Prishtinë mekatronikë. Materialet shumicën i gjej vetë dhe pjesët e tjera i blej vetë. Unë mundohem t’i gjej”, u shpreh i riu.