Aksident i rëndë trafiku në Suharekë, dyshohet për të vdekur

Shpërndaje

Një aksident i rëndë trafiku dyshohet të ketë ndodhur në Suharekë, saktësisht në fshatin Shirokë.

Sipas mediave lokale të Suharekës, në këtë aksident janë përfshirë një motor dhe një veturë.

Mediat lokale raportojnë se nga ky aksident kanë mbetur të vdekur dy persona.

Lajmi.net ka tentuar të kontaktoj me Policinë e Kosovës, por nuk ka marrë ende përgjigje.

Lajmi.net do të iu mbaj të informuar në lidhje me rastin.