Tragjike! Përfshihen në aksident në Hungari, vdesin të dy rinj nga Kosova, njëri digjet brenda mjetit (Foto)

Shpërndaje

Tragjik ka rezultuar fati i dy të rinjve nga Kosova, të cilët kanë humbur jetën në një aksident të rëndë në Hungari. Viktimat ishin nisur nga Gjermania drejt vendlindjes.

28-vjeçari Kushtrim Hoxha nga Prizreni dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir Rexhepi rreth 30 vjeç, humbën jetën në këtë aksident, ndërkohë që vetëm pak minuta para ngjarjes kishin folur me familjarët.

Xhaxhai i njërës prej viktimave u tha mediave në Prishtinë tregoi mesazhin e 28-vjeçarit: Mos flini, se unë po arrij. Ai shpjegoi se pas aksidentit, Kushtrimi është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të rënda. Ndërsa për Jetmirin, nuk mund të bëhej më asgjë, pasi trupi i tij është djegur bashkë me mjetin e përfshirë nga flakët pas përplasjes.

Mësohet se një nga viktimat, Kushtrimi la pas një vajzë vetëm 4-muajshe, ndërsa Jetmiri djalin 1-vjeçar. Të afërmit e viktimave pohojnë se ende nuk janë sqaruar mbi rrethanat e aksidentit.

Familjari i Bashkim Hoxha:

Dy shtetas të Kosovës kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë që raportohet se ka ndodhur në Hungari.

Për rastin e vdekjes së dy të rinjve nga Kosova ka njoftuar familjari i tyre Bashkim Hoxha.

Ai në një postim në Facebook shkruan se në këtë aksident ka ndërruar jetë djali i vëllait të tij dhe dhëndri i tyre.

Lexoni të plotë postimin:

“Një ditë të gjithë do të kthehemi te krijuesi ynë!

Të dashur familjarë, farefis e ju miq të nderuar.

Më bëhet zemra copash teksa po i shkruaj këta rreshta, për ta ndarë me ju lajmin e keq se djali i vetëm i vëllait tim Kushtrim (Kujtim) Hoxha dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir (Naser) Rexhepi, kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik.

U ndanë nga jeta dy djem të mbarë, të edukuar dhe prindër të rinj.

Zoti i mëshiroftë mes lulesh të Xhennetit, inshaAllah