MaqedoniTop Lajme

Mickoski: Nuk do t’ju zhgënjejmë, rezultatet e punës sonë do të shfaqen në 100 ditët e para të qeverisjes

Shpërndaje

Kryetari i VMRO-së Hristijan Mickoski, në konferencë për shtyp pas publikimit të rezultateve të para, ka thënë se “populli nuk lejoi që individët të krijojnë kriza”.

Ai gjithashtu tha se “është koha që LSDM dhe BDI të shkojnë në opozitë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ia dolëm! Maqedonia fitoi! Një fitore historike e popullit. Humbi bojkoti i BDI-së! Populli ka treguar se nuk do të lejojë që individët të krijojnë kriza dhe të mbrojnë veten përmes institucioneve. Është koha që BDI së bashku me LSDM-në të shkojnë në opozitë”.

“Nuk do t’ju zhgënjejmë, rezultatet e punës sonë do të shfaqen në 100 ditët e para të qeverisjes”, tha Mickoski.