Debat i ashpër mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë në Asamblenë e NATO-s
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, i përbërë nga deputetët Driton Hyseni, kryesues dhe Xhavit Haliti, anëtar, po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po mbahet në Sofje.
Sot që nga mëngjesi delegacioni ndoqi punimet e Komisionit per Mbrojtje dhe Siguri në AP të NATO-s. Në këtë komision, ndër të tjera u diskutuan edhe tri draft raporte: Qëndrimi në zhvillim i mbrojtjes ajrore dhe raketave të NATO-s nga Utku CAKIROZER (Turqia), Lufta e Rusisë dhe mbështetja e aleatëve për Ukrainën nga Rick LARSEN (Shtetet e Bashkuara), si dhe Ballkani Perëndimor: Sfida të Përseritura të Sigurisë në pragun e NATO-s nga Lord Mark LANCASTER (Mbretëria e Bashkuar.
Në prezantimin e këtij Draft-raporti, Lordi Lancaster në kuadër të ruajtjes së paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor theksin kryesor e vuri në sfidat dhe kërcënimi nga tensioni, të cilat janë krijuar në Kosovë dhe BeH që nga viti 2023, ku pati një rikthim të konsiderueshëm të konfrontimeve të dhunshme në veri të Kosovës, që kulmuan me sulmin terrorist ne Banjskë, ku u vra një pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Kjo ishte një zile alarmi për liderët perëndimorë për seriozitetin e sfidave të vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor. Mungesa e marrëdhënieve të normalizuara ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës po mbjellin kërcënimin e konfliktit serioz me implikime të mundshme rajonale, u tha më tej në prezantimin e tij.
Si përgjigje, aleatët përforcuan misionin e tyre të KFOR-it.
Në anën tjetër, u tha se paraliza politike në Bosnjë dhe Hercegovinë (BiH) gjithashtu përmban një potencial të fshehtë për të prishur Marrëveshjen e Dejtonit, e cila ka mbajtur një paqe të dobët midis popujve kryesorë përbërës të vendit për gati 30 vjet. Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën paralajmëroi kohët e fundit për “një nivel të paprecedentë sulmesh” kundër zgjidhjes së pasluftës, kryesisht nga Republika Srpska (RS), e cila po shton kërcënimet për t’u shkëputur nga BiH së bashku.
Pas raportit pati diskutime nga delegacionet pjesëmarrëse, ku u vlerësua cilësia e raportit si dhe u theksua rëndësia e madhe që ka për NATO-n ruajtja e sigurisë dhe paqes në Ballkanin perëndimor, edhe për faktin se NATO-ja është prezente në Kosovë përmes KFOR-it.
U propozuan gjithashtu edhe disa mekanizma që BE-ja do të mund t’i implementime në mënyrë që të sigurohet paqja në këtë pjesë të rajonit.
Gjithashtu ndikimi i Rusisë dhe Kinës u cilësua i rrezikshëm dhe që ka për qëllim destabilizimin e rajonit.
Delegacioni i Serbisë ndërkaq u ‘ankua’ për, siç u tha, të drejtat e limituara të serbëve në Kosovë si dhe që Kosova nuk e ka përmbushur detyrën e saj sipas marrëveshjes për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Anëtarët e delegacionit serb u shprehën se FSK-ja është ilegale dhe se e vetmja forcë e pranuar për serbët është KFOR-i dhe përforcimi i shtuar ndërkombëtar për të siguruar komunitetin serb.
Në këtë debat deputeti Driton Hyseni falënderoi z. Lancaster për raportin cilësor si dhe falënderoi të gjitha vendet aleate të NATO-s, përfshirë edhe vet z. Lancaster dhe çdo ushtar për kontributin e tyre për ta çliruar Kosovën në vitin 1999.
Në kundërshtim të delegacionit serb, ai theksoi se “jemi duke u përballur me situata kur përfaqësuesit politikë të Serbisë po bëjnë deklarata pa kuptim, pa iu referuar realitetit dhe me potencial shumë të lartë të qasjes destruktive ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
“Ju nuk mund t’i referoheni as provincës jugore të një vendi tjetër, një vendi të pavarur, të njohur nga 117 vende, duke përfshirë shumicën e anëtarëve të NATO-s. Po ashtu deklarata se aktivitetet e forcave të sigurisë në Kosovë janë të paligjshme, më lejoni të sqaroj se të gjitha kapacitetet e forcave tona të sigurisë, Ushtrisë së Kosovës, policisë dhe institucioneve tjera janë projektuar dhe zhvilluar në bashkëpunim të plotë të institucioneve të Kosovës me NATO-n, me aleatët”, theksoi deputeti Hyseni.
Ai gjithashtu komentoi ndikimin rus ne rajon, të përmendur në raport, si dhe paralajmëroi se do t’i dërgojnë me shkrim komentet për raportin, nëse shihet e nevojshme.
Një nga propozimet e dala gjatë këtij diskutimi ishte edhe ai që bëri deputeti Driton Hyseni dhe i cili u përkrah plotësisht nga z. Lancaster, i cili kërkoi që BE-ja të gjejë mënyra për ta detyruar Beogradin ta nënshkruajë marrëveshjen dhe kësisoj detyrohet për implementimin e tyre.
Nesër do të vazhdojnë punimet e komisionev