MaqedoniTop Lajme

Mickoski shpalosi emrat e ministrave të VMRO-së

Shpërndaje

Lideri i partisë së VMRO-DPMNE-së dhe mandatari për përbërjen e qeverisë së re Hristijan Mickoski i bëri të ditur emrat e ministrave në qeverinë e re. Më poshtë mund ta shihni listën:

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve – Aleksandar Nikollovski
Ministri i Mbrojtjes – Vllado Misajlovski
Ministrja e Financave – Gordana Dimitrievska Koçovska
Ministri i Punëve të Jashtme – Timço Mucunski
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale – Zllatko Pirinski
Ministri për Shoqëri Informatike – Stefan Andonovski
Ministri i Sportit – Borko Ristovski
Ministrja e Energjisë dhe Minierave – Sanja Bozhinovska
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave – Cvetan Tripunovski
Ministri i Kulturës dhe Turizmit – Zoran Ljutkov
Ministri i Punëve të Brendshëm – Pançe Toshkovski
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës – Vesna Janevska
Zëvendëskryeministri dhe ministri përgjegjës për sistemin politik – Ljupço Dimovski
Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Komuniteteve – Ivan Stoillkoviq
Ministër pa portofol, përgjegjës për integrimin e dekadës së romëve – Shaban Saliu

Sipas njoftimeve, qeveria duhet të zgjidhet fundjavën e ardhshme, ose mundësisht të hënën e 24 qershorit.

Qeveria e ardhshme do të përbëhet nga Koalicioni “Maqedonia juaj” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, Koalicioni “VLEN” dhe ZNAM për Maqedoninë tonë, përcjell TV21.