Mickoski: Përderisa unë jam kryeministër nuk do të kalojë dhe nuk do të ketë ndryshime kushtetuese, duhet ta keni të qartë këtë
Në fjalimin e seancës parlamentare për zgjedhjen e qeverisë së re, Hristijan Mickoski, mandatar dhe lider i VMRO-DPMNE-së, tha se “sulmet që kam dëgjuar këto dy ditë në përgjithësi janë reduktuar në dy teza, e para është Marrëveshja e Prespës dhe emri, e dyta është propozimi francez dhe korniza e negociatave”.
“Teza se Marrëveshjen e Prespës e quajtëm një gjë, ndërsa bëmë gjë tjetër jo vetem që është e rreme dhe e turpshme, por ja ku po ju sqaroj edhe njëherë se ky lloj diktimi bullgar në këto rrethana nuk do të kalojë sa të jem kryeministër dhe nuk do të ketë ndryshime kushtetuese, këtë duhet ta keni të qartë”, u shpreh Mickoski.