MaqedoniTop Lajme

Zv.kryeministri Arben Fetai pret në takim ambasadorin e Francës në Maqedoninë e Veriut, Sh.T. Cyrille Baumgartner

Shpërndaje

Sot zv.kryeministri për Qeverisje të mirë dhe Transparencë, Arben Fetai ka pritur në një vizitë ambasadorin e Francës në Maqedoninë e Veriut, Sh.T. Cyrille Baumgartner, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Njoftimi i plotë:

Sot prita në një vizitë kurtuazie ambasadorin e Francës në Maqedoninë e Veriut, Sh.T. Cyrille Baumgartner.
Me Ambasadorin patëm shkëmbime të pasura mes të tjera, për veprimet e Qeverisë në luftën kundër korrupsionit, vazhdimin e rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe mundësitë e reja të bashkëpunimet.