MaqedoniTop Lajme

Dogana e Maqedonisë: Parandalohet kontrabandimi i dy tonëve mish derri i dëmshëm për shëndetin e qytetarëve

Shpërndaje

Një ekip mobil i Drejtorisë doganore këtë fundjavë ka parandaluar kontrabandimin e dy tonëve mish të dëmshëm për shëndetin e qytetarëve.

Siç informojnë nga Dogana, transportuesi, i cili është edhe pronar i mjetit transportues, nuk e ka deklaruar mishin me deklaratë doganore dhe nuk ka pasur certifikatë veterinare për të. Pas dorëzimit të kallëzimit penal është dhënë edhe aktgjykimi për veprën e kryer “kontrabandë mallrash”.

Njoftimi i plotë:

Përkatësisht, të shtunën në njësinë doganore Bogorodicë në hyrje të vendit është regjistruar një automjet mallrash me targa greke, për të cilin me dokument doganor janë regjistruar 28 pako me ujë, byrekë, sallata dhe speca.

“Për të kryer kontroll të detajuar automjeti është transferuar në një magazinë doganore publike, ku pas fillimit të kontrollit, transportuesi ka deklaruar se ekziston një tjetër produkt i padeklaruar, mish derri i ngrirë, vlera e të cilit, sipas dokumenteve të bashkangjitura shtesë është 11 mijë euro”.

“Rastin e kanë marrë inspektorët e Departamentit të Hetimeve në Departamentin e Kontrollit dhe Hetimeve, të cilët kanë dorëzuar kallëzim penal në Gjykatën Themelore Penale Gjevgjeli, ku është shqiptuar aktgjykimi për veprën penale “Kontrabandë””.

“Drejtoria Doganore, sipas prioriteteve të saj, në vazhdimësi zbaton veprime për suprimimin e të gjitha formave të kriminalitetit, duke u kujdesur për sigurinë e qytetarëve”, thonë nga Drejtoria e Doganave.