Osmani: Aleancat e forta e mbrojnë demokracinë

Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se aleancat e forta kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë jetike për mbrojtjen e demokracisë në mbarë botën.

Osmani në një postim në platformën X, ka ndarë një pjesë të fjalimit të saj që e mbajti në një Samit.

“Demokracia është aq e fortë sa është vullneti i njerëzve për ta përqafuar atë, aq e qëndrueshme sa është vendosmëria jonë për ta mbrojtur atë, dhe aq e fuqishme sa është rezistenca jonë kundër fuqive që duan ta minojnë atë. Aleancat e forta kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë jetike për mbrojtjen e demokracisë në mbarë botën”, ka shkruar Osmani.