Bota

Si u zhvillua në 60 sekonda tentativa e dukshme për vrasje ndaj Trump?

Shpërndaje

Donad Trump ka qenë cak i një tentative për vrasje të dyshuar për herë të dytë në një periudhë disa mujore. Ish-presidenti u shpëtua dhe u dërgua në siguri pas një i dyshuar armëmbajtës u pa duke u fshehur në shkurret e Trump International Golf Club në West Palm Beach, Florida. I dyshuari, i cili është emëruar si Ryan Wesley Routh nga partneri i BBC-së në SHBA, CBS News, u largua me një makinë, por më vonë u ndalua dhe u arrestua në autostradën I – 95. Trump nuk u plagos dhe më vonë postoi në rrjetet sociale duke thënë se ishte “i sigurt dhe mirë”, shkruan BBC, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Çfarë dihet për sulmin ndaj Trump-it dhe për të dyshuarin

Ish-presidenti Donald Trump u shpëtua dhe u dërgua në vend të sigurt të dielën pas saj që FBI- ja e quajti një tentativë për vrasje në fushën e golfit të Trump-it në West Palm Beach. Ky incident ndodhi pothuajse saktësisht dy muaj pas të shtënave në një miting të Trumpit ne Butler, Pennsylvania, që la Trumpin të plagosur dhe një mbështetës të vdekur. Detajet nga incidenti i fundit dhe mbi te dyshuarin, i emëruar nga mediat amerikane Ryan Routh, po vazhdojnë të zbardhën. Ja çfarë dihet deri tani.

Si u pa i dyshuari?

Incidenti ndodhi në Trump International Golf Club Palma Beach, rreth 15 minuta larg rezidencës se Trumpi-it në Florida, Margo-Lago. I dyshuari u pa për herë të parë nga agjentët e Shërbimit Sekret, të cilët po kontrollonin fushën përpara ish-presidentit ndërsa ai luante.Agjentët zakonisht shkojnë një gropë përpara për të kryer kontrollin e sigurisë, sipas policisë. Një grykë arme- fillimisht e përshkruar si AK-46 nga Sherifi i Qarkut Ric Bradshaw- u pa duke dalë përmes shkurreve që rrethojnë fushën. Në atë kohë Trump ishte rreth 300-500 jard ( 275-460 metra) larg nga i dyshuari tha ai. Një agjent “menjëherë ndërhyri” në personin që mbante armën, i cili u largua, tha Sherifi Bradshaw.

“Shërbimit Sekret bëri saktëisht atë që duhej bërë”, shtoi ai.

Si u kap i dyshuari?

Agjentët hapën zjarr kur panë të dyshuarin dhe qëlluan katër deri në pesë herë. I dyshuari hodhi armën dhe u largua nga një automjet duke lënë pas armën, dy çanta, një teleskop për synimin e armës dhe një kamerë GoPro, bëri të ditur Sherifi Bradshaw. Një dëshmitar pa burrin që largohej nga shkurret në një Nissan të zi, tha sherifi. Dëshimtari kapi një foto të automjetit dhe ua dha autoriteteve.

I dyshuari u kap nga policia ndërsa po udhëtonte drejt veriut në autostradën I- 95 pas kalimit në Qarkun Martin, rreth 61 km ( 38 milje) larg fushën se golfit të Trumpit.

Burime të ndryshme të zbatimit të ligjit, i thanë BBC-së në SHBA, CBS News, se emri i të dyshuarit është Ryan Routh.

Kush është Ryan Routh?

Detaje mbi historinë e të dyshuarit po dalin ngadalë. Në një intervistë për mediat amerikane, djali i z.Routh, Oran, e përshkori atë si një “baba i dashur dhe i kujdesshëm”.

“Nuk e di çfarë ka ndodhur në Florida. Dhe shpresojë që gjërat te kenë qenë të tepruara, sepse nga pak që kam dëgjuar nuk tingëllon si njeriu që njoh për të bërë ndonjë gjë të çmendur, e lëre më të dhunshme”, tha Oran në një deklaratë për CNN.

BBC Verify ka gjetur profile në rrjete sociale që përputhen me këtë emër. Ato tregojnë se Routh kishte kërkuar luftëtarë të huaj për të shkuar në Ukrainë për të luftuar kundër forcave ruse. Në profilin e tij ka mesazhe pro-palestineze, pro- tajvaneze, dhe anti-Kinë, duke përfshirë akuza mbi “luftën biologjike” nga Kina dhe referenca për virusin Covid-19 si një “sulm”.

Z.Routh, i cili nuk kishtë përvojë ushtarake, tha për New York Times në 2023 se kishtë udhëtuar ne Ukrainë menjëherë pas pushtimit rus në 2022 për të gjetur rekrutë ushtarakë ndër ushtarët afganë që kishin ikur nga talibanët. Ai duket se ka qenë i përfshirë në përpjekjet e rekrutimit deri në këtë verë, duke shkruar në Facebook, në korrik: “Ushtarë, ju lutem mos më telefononi. Ne ende po përpiqemi të bëjmë që Ukraina të pranojë ushtarët afganë dhe shpresojmë të marrim disa përgjigje muajt në vazhdim… ju lutem, keni durim”.

Raportimet e hershme sugjerojnë se Z.Routh kishtë një të kaluar kriminale. Sipas burimeve të CBS-së , Ryan ishte i dënuar edhe akuzuar për krime të rënda në Qarkun Guilford në Karolinën e Veriut mes viteve 2002 – 2010. Krimet përfshijnë mbajtjen e një arme të fshehtë, rezitencë ndaj arrestimit nga një oficer policie, drejtimin me një licensë të revokuar, posedimin e pronës së vjedhur dhe goditje e ikje me një automjet.

Çfarë ndodhi me Trumpi-n ?

Trump nuk u plagos gjatë incidentit. Pak pas konfirmimit të incidentit nga ekipi i tij i fushatës, Republikani lëshoi një deklaratë e cila thoshte: “Përkundër zhurmave të armëve në afërsi të mia, para se thashethemet të shpërthejnë, doja që ju të dëgjoni këtë së pari: “JAM NË SIGURI DHE MIRË”.

Trump i përcolli ngjarjet gazetarit të Fox News, Sean Hannity, i cili përcolli episodin në transmetimin e së dielës. “Ata ishin në gropën e pestë dhe gati për të shkuar deri në gjuatje të lehtë” , tha Z.Hannity.

Ish-presidenti dëgjoi “pop pop, pop pop” tha ai. Brenda sekondave, Shërbimi Sekret u hodh dhe e mbuloi.

Ai shtoi se një automjet i forcuar me çelik e transportoi shpejtë Trumpin.

Çka ndodhi më pas?

Gjatë së njëjtës konferencë për shtyp me sherfin, Jeffrey Veltri nga Zyra e FBI-së në Miami tha se agjencia po udhëheq hetimet në bashkëpunim me agjenci të tjera në kuadër të zbatimit të ligjit.

“Kemi dërguar një numër burimesh, përfshirë grupe hetimi, antarë të eikipit te reagimit ndaj krizave, teknikë të bombave dhe antarë të eikipit përgjegjës ndaj provave”, tha Veltri, duke shtuar se “burimet e plota të FBI-së në bashkëpunim me Shërbimin Sekret të SHBA-së, zyrën e Sherifit të Palm Beach dhe zyrën e Sherifit të Qarkut Martin ishin mobilizuar.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Joe Biden dhe Zëvendës- Presidentja Kamala Harris, e cila është kandidate për presidente nga radhët e demokratëve, ishin informuar për incidentin dhe ishin të lehtësuar të dinin që ai është i sigurt.

“Jam thellësisht e shqetësuar për përpjekjen e mundshmë për vrasje të ish- presidentit Trump sot”, deklaroi Harris.

Liderët e forcës ndërpartiake të Kongresit janë ngritur për të hetuar përpjekjën për vrasje më 13 korrik në Pennsylvania thanë se ishin falenderues që ish-Presidenti nuk u dëmtua, “por mbetën thellësisht të shqetësuar për dhunën politike dhe e dënojnë atë në të gjitha format e saj”.

Deputeti republikan Mike Kelly dhe demokratët Jason Crow thanë së task-forca ka kërkuar një përmbledhje më Shërbimin Sekret për të kuptuar “çfarë ndodhi dhe si iu përgjigj siguria”.

Rafael Barros nga Shërbimi Sekret iu tha gazetarëve të dielën se masa ishin marrë që pas përpjekjës së mëparshmë për vrasje edhe “niveli i kërcënimit është i lartë”. Paraqitja e parë në gjykatë për Z.Routh pritet të jetë të hënën, në gjykatën e Qarkut Palm Beach pranë Mara-Lago.

/Reporteri.net/