“Mirë se vini – Rruga e mbarë”, tabela informuese në gjuhën shqipe në Zveçan (Foto)
Janë vendosur tabelat informuese në shqipe dhe gjuhët e tjera në Komunën e Zveçanit.
Në një postim në Facebook, kryetari Ilir Peci ka bërë të ditur se këto shenja informuese janë thelbësore për qytetarët.
Postimi i plotë:
Mirë se vini në Zveçan!
Pas 25 vitesh, kemi vendosur tabelat informuese në gjuhën shqipe dhe në gjuhët e tjera në komunën tonë.
Të gjitha këto shenja informuese janë thelbësore për banorët tanë dhe për të gjithë komunitetet që jetojnë këtu. Ato gjithashtu do t’u ofrojnë ndihmë vizitorëve nga e gjithë Kosova dhe më gjerë, duke treguar se kjo është një zonë ku diversiteti dhe bashkëjetesa janë vlera të çmuara.
Bashkëpunimi ynë për të arritur këtë hap, gjithashtu shpreh angazhimin tonë të vazhdueshëm për promovimin e gjuhëve zyrtare në hapësirat publike.