Refuzohet kallëzimi penal ndaj prokurores Fatime Fetai
Është refuzuar kallëzimi penal kundër prokurores së lartë publike Fatime Fetai nga shefi i saj, Mustafa Hajrullahi. Ai e ka parashtruar ankesën pasi Marian Stamenkovski – Dokaz ka akuzuar se prokurorja ka bashkëpunuar me të dhe i ka zbuluar informacione, ndërsa e njëjta akuzë është ngritur edhe ndaj prokurorit të lartë Sasho Rajçev, për të cilin procedura pas ankesës është ende në vazhdim.
Informacioni për “Fokus” është konfirmuar nga Prokuroria.
“Prokuroria Themelore Publike Manastir, duke vepruar sipas kallëzimit të dorëzuar, ka hetuar në tërësi pretendimet dhe ka konstatuar se veprimet e të raportuarit nuk përmbajnë elemente të veprës penale – Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo ndonjë vepër tjetër që ndiqet nga detyra zyrtare. Prokurori publik gjatë procedurës e ka marrë në pyetje ankuesin dhe ka marrë dokumentacion shtesë nga operatorët celularë dhe prova të tjera, kështu që në bazë të të gjitha veprimeve dhe rrethanave të vërtetuara ka marrë vendim për refuzimin e kallëzimit penal”, thonë nga Prokuroria.
Nga atje shtojnë se procedura për kallëzimin e dytë, ndaj prokurorit të lartë Sasho Rajçev, është në vazhdim e sipër.