RajoniTop Lajme

Lirimi i mundshëm i Jakup Krasniqit, Specialja: Kur ka ndonjë informacion publikohet në faqe

Shpërndaje

Rreth lirimit të mundshëm të Jakup Krasniqit për një vizitë dy ditore në Kosovë me rastin e vdekjes së të vëllait, Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specilizuara të Kosovës ka thënë se personave të paraburgosur u lejohet të bëjnë kërkesa kur ka arsye bindëse humanitare, e pastaj është paneli ai që vendos.

Në një përgjigje për Gazetën Online Reporteri.net, Angela Gripe ka thënë se kur ndonjë informacion e që është i disponueshëm dhe publik, ai do të publikohet në faqe të KSK-së.

“E tëra që mund t’ju them në këtë pikë është se korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u lejon personave të paraburgosur që t’i bëjnë kërkesa Panelit kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli do të vendosë për këto kërkesa. Të gjitha dokumentet publike, duke përfshirë parashtresat nga Mbrojtja dhe vendimet e gjyqtarëve publikohen në faqen e internetit të KSK-së, kështu që nëse dhe kur ndonjë informacion i mëtejshëm për këtë çështje është i disponueshëm dhe publik, ai do të publikohet në faqen e internetit të KSK-së”, ka thënë Angela Griep për Reporteri.net.

Të dielën, Jakup Krasniqi s’ishte i pranishëm në varrin e vëllait të tij, i cili vdiq të shtunën e 6 tetorit.