Bota

​Gjermania siguron Zelensky për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake

Shpërndaje

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz premtoi sot mbështetje të vazhdueshme ushtarake për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë agresore.

Ai në një konferencë të përbashkët me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Berlin tha se Gjermania vazhdon të qëndrojë e vendosur në krah të Ukrainës.

“Gjermania është mbështetësja më e fortë ushtarake e Ukrainës në Evropë, e dyta më e fortë në botë. Unë mund t’ju siguroj sot dhe këtu se kështu do të mbetet”, tha ai.

Scholz akuzoi Rusinë për një luftë vrastare agresioni kundër Ukrainës dhe tha se presidenti rus Vladimir Putin “po luante për kohën” dhe po priste që mbështetja perëndimore të pushonte.

“Gjermania na ndihmon më shumë me mbrojtjen ajrore. Ky është një fakt, ai shpëton mijëra jetë ukrainase dhe u jep qyteteve dhe fshatrave tona mundësinë për t’u mbrojtur nga terrori rus. Sistemet Patriot dhe IRIS-T dhe tanket Gepard janë një kontribut i madh i armëve dhe teknologjisë gjermane. Ju falënderoj për gjithë këtë gamë mbështetjeje”, tha ai.