Maqedoni

U dënua për keqpërdorim të detyrës zyrtare, Siljanovska falë ish kryetarin e Komunës së Manastirit

Shpërndaje

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka falur ish kryetarin e Komunës së Manastirit, Vlladimir Talevski, njofton “TV21”.

Ai ishte në burg për dënimin në lëndën “Transportuesi” dhe duhej të qëndronte edhe një muaj.

Talevski ishte dënuar me 7 vjet burg për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar për organizimin e transportit shkollor, por për shkak se në arrest shtëpiak kaloi 3 vjet, për mbajtjen e dënimit i duheshin edhe 4 vjet në burg.