BotaTop Lajme

Ministri i Brendshëm turk Yerlikaya: 4 persona të vdekur dhe 14 të plagosur në sulmin terrorist në Ankara

Shpërndaje

ANKARA (AA) – Ministri i Brendshëm i Türkiyes, Ali Yerlikaya, ka informuar se në sulmin e sotëm terrorist në kompleksin e Industrisë Turke të Aviacionit dhe Hapësirës (TUSAŞ) në kryeqytetin Ankara, pesë persona kanë humbur jetën dhe 22 janë plagosur, raporton Anadolu.

Duke folur për gazetarët pas një vizite që u bëri disa të plagosurve në një spital të Ankarasë, Yerlikaya tha se aktualisht nëpër spitale janë duke u trajtuar 19 persona të lënduar nga sulmi terrorist.

“Fatkeqësisht, numri i dëshmorëve tanë ka arritur në 5. Numri i përgjithshëm i të plagosurve është 22”, tha ministri turk, duke shtuar se dy persona janë në gjendje të rëndë.

Ai rikutjoi se dy terroristë janë neutralizuar, duke theksuar se ende po vazhdon procesi i identifikimit të tyre.

“Sapo këto të bëhen të ditura, ne do të japim informacione të tilla si identiteti i tyre dhe për cilën organizatë terroriste bëhet fjalë”, tha Yerlikaya.

Ai më herët u bëri thirrje njerëzve që ndjekin zhvillimet e fundit të mbështeten në deklaratat nga burime zyrtare.