Kapen telefona, ora e laptop të padeklaruar në Aeroportin e Prishtinës
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës janë kapur 11 telefona të mençur, laptop dhe dy ora dore, që ishin tentuar të shmangeshin nga deklarimi i mallrave me vlerë.
Sipas Doganës, këto janë zbuluar të dielën dhe të hënën., e vlera e tyre shkon në 30.000 euro.
Dogana tha se zbulimi i tyre është bërë duke aplikuar selektimin e udhëtarëve.
Mallrat janë sekuestruar dhe palët janë gjobitur.