RajoniTop Lajme

Nesër del para gjykatës, Meta reagon nga burgu

Shpërndaje

Kryetari i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me seancën që do të mbahet ditën e martë në Gjykatën e Apelit, ku do të shqyrtohet rivlerësimi i masës së sigurisë ndaj tij. Meta ka deklaruar se ka informacione se persona të paautorizuar do të zhvillojnë një protestë jashtë ambienteve të gjykatës, gjatë zhvillimit të seancës.

Ai theksoi se forca e tij politike nuk është organizatore e asnjë tubimi përpara GJKKO dhe apeloi që simpatizantët e tij të mos i bashkohen protestës.

Meta nënvizoi se betejën e tij ligjore e ka bazuar në paraqitjen e të vërtetave para gjykatës dhe denoncimin e mungesës së provave në procesin që, sipas tij, është tërësisht politik.

Deklarata e Ilir Metës:

Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë!

Siç jeni në dijeni, nesër në ora 10:00, në Gjykatën e Apelit (GJKKO) zhvillohet seanca gjyqësore me objekt revokimin e masës së paligjshme të arrestit me burg të aplikuar ndaj meje prej një muaji.

Jam në dijeni të iniciativave të personave të paautorizuar nga unë apo spontane për të protestuar përpara gjykatës.

Ju bëj me dije se veprime të tilla janë të padobishme dhe të dëmshme.

Betejën time ligjore e kam bazuar në parashtrimin e gjithë të vërtetave përpara gjykatës duke denoncuar inekzistencën e provave ndaj meje në këtë proces kryekëput politik.