Kurti: S’ka propozime që pranohen e që janë në kundërshtim me rregulloren e BQK-së

Shpërndaje

Të gjitha problemet, të cilat mund t’i kenë qytetarët serbë, Qeveria e Kosovës do t’i adresojë me shpejtësi, kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Për çështjen e dinarit, ai ka theksuar se ka pasur vazhdimisht opsione të ndryshme.

Kryeministri Kurti nuk ka dashur të flasë për propozimet e mundshme të zgjidhjes së çështjes, pasi, sipas tij, dëmtohet pozicioni negociator i Kosovës nëse ato shpalosen para kohe.

Kurti tregon se, ndonëse ka pasur propozime nga i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ato nuk janë refuzuar në mënyrë absolute. Ai thekson se është një proces në vazhdim dhe ka disa propozime në tavolinë.