Donald Tusk i merret patenta nga policia polake, u kap duke vozitur shpejt

Shpërndaje

Lideri i opozitës polake dhe njëherit ish-presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, ka mbetur pa patentë shoferi pasi është kapur duke ecur me shpejtësi.

Tusk u ndal nga policia të shtunën në mëngjes, pasi në një zonë të banuar po ecte me shpejtësi prej 107 kilometra në orë.

Tusk u dënua me 500 zlot, me marrjen e patentës së shoferit për tre muaj si dhe heqjen e 10 pikëve (nga 24).

64-vjeçari që tani është në krye të partisë opozitare “Platforma Qytetare”, ka shkruar në Twitter së dënimi është “adekuat” dhe se e ka pranuar “pa ndonjë kundërshtim”.