Maqedoni

A do të rritet çmimi i energjisë elektrike?

Shpërndaje

A do të rritet çmimi i energjisë elektrike nga 1 janari?! Për 3,33% çmim më të lartë ose 62 euro për megavat orë është oferta e EMV për furnizuesin Universal EVN Home në tenderin për blerjen e energjisë elektrike.

EMV duhet të sigurojë 100% të sasive të nevojshme për të plotësuar nevojat e përdoruesve nga janari deri në qershor të vitit të ardhshëm. Për të mbuluar humbjet e energjisë elektrike, në tenderët e mbajtur, EMV mori çmim mesatar prej 106.04 eurove për megavat orë. Paraprakisht ky çmim ishte 105 euro për megavat orë – njoftoi EVN Home.

Nën mbikëqyrjen e Komisionit Rregullator për Energji, sipas metodologjisë, EVN Home duhet të bëjë llogaritjen e çmimit të energjisë elektrike. Çmimi i ri i energjisë elektrike duhet të miratohet deri në fund të vitit dhe të vlejë nga 1 janari.