Kuvendi miraton Byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme
Deputetët e Kuvendit miratuan projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Ligji u miratua me 62 vota për kurse në sallën e Kuvendit nuk ishin deputetë të partive opozitare.
Tutje ka kaluar edhe projektligji për banim social dhe të përballueshëm dhe ai për sigurime
shëndetësore.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, alimin e këtij projektligji e ka quajtur lajm
fantastik dhe ditë të madhe për demokracinë e sundimin e ligjit.
****
Sot, Kuvendi i Kosovës ka miratuar tre ligje të rëndësishme që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve tanë dhe e shtyjnë shoqërinë tonë kah një e ardhme më e drejtë, më e sigurt dhe me më shumë mirëqenie:
✅ Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Sepse shëndeti nuk duhet të jetë privilegj, por e drejtë!
✅ Ligji për Banim Social dhe të Përballueshëm. Një hap i rëndësishëm për një Kosovë më të barabartë dhe sociale.
✅ Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Pasuritë e fituara në mënyrë të padrejtë do t’u kthehen qytetarëve.