Sindikalisti i VALA-s : Për 24 vite, kriminelët dhe banditët nuk lejuan vendosjen e antenave të Vala-s në Veri te Kosovës!
Sindikalisti i VALA-s, Lamih Balaj reagon ashpër ndaj funksionarëve të qeverive të mëparshme për bllokimin e Telekomit të Kosovës në VERI.
Reagimi i plotë:
Vala e Kosovës
I.
Per 24 vite, kriminelët dhe banditêt nuk lejuan vendosjen e antenave të Vala-s në Veri te Kosoves!
SOT, edhe Veriu është i mbuluar me rrjetin e Valë-s të teknologjisë 5G sikur në të gjithë Republiken e Kosovês.
-II-
Telekomi i Kosovês u zhvat për 15 vite me kontrata te dëmshme, ku edhe sot jemi duke i vuajtur pasojat e atyre kontratave me bllokim të llogarive bankare që tre muaj.
SOT këta zhvatêsa nderohen në rreshtin e parë kur prezantohen planet e zhvillimit ekonomik, qê synim të VETËM e kan faljen e Telekomit të Kosovës, pas investimeve të bëra në Modernizimin e rrjetit mobil 5G dhe fillimit të investimeve në rrjetin optik në teŕë Kosoven.
Telekomi i Kosovës është pasuri dhe siguri e popullit të Kosovës dhe NUK mund të tjetërsohet ASNJÊHERE sepse Ne do ta mbrojmë deri në frymen e fundit!