BotaTop Lajme

Arrestohen rreth një mijë emigrantë të paligjshëm pas Urdhërit të Trump!

Shpërndaje

Rreth 1 mijë emigrantë të paligjshëm u arrestuan të dielën, teksa Presidentit i SHBA Donald Trump zotohet për dëbime masive.

Qyteti i Çikagos ka qenë në qendër të bastisjeve policore, me departamentin e “Emigracionin dhe Zbatimin e Doganave” që synojnë gjithashtu zona në Miami dhe New Jersey.

Çështja e emigracionit shkaktoi gjithashtu debate midis Trump dhe qeverisë kolumbiane, pasi dy fluturime ushtarake amerikane që transportonin emigrantë të dëbuar u ndaluan të hynin në vend.

Pas kësaj administrata Trump kërcënoi se do të vendosë tarifa për eksportet kolumbiane në SHBA dhe qeveria kolumbiane më vonë ra dakord të linte avionët të ulen

Trump pritet gjithashtu të nënshkruajë tre urdhra ekzekutivë që kanë të bëjnë me anëtarët e shërbimit ushtarak transgjinor, duke rivendosur trupat që u liruan për shkak të refuzimit të vaksinës Covid dhe programet e diversitetit, barazisë dhe përfshirjes.

Presidentja meksikane konfirmon se 4,000 emigrantë mbërritën nga SHBA javën e kaluar

“Katër mijë emigrantë të deportuar nga SHBA kanë mbërritur në Meksikë javën e fundit – shumica prej të cilëve ishin meksikanë”, ka thënë presidentja e vendit Claudia Sheinbaum.

Trump planifikon të dëbojë emigrantët në El Salvador, thonë disa raporte

Ka raporte që tregojnë se administrata e Trump po kërkon të organizojë që azilkërkuesit të deportohen në El Salvador.

CBS News, partneri amerikan i BBC-së, raporton se sipas propozimit El Salvador do të konsiderohet një “vend i tretë i sigurt” në të cilin autoritetet amerikane mund të deportojnë emigrantët.

Menjëherë pas marrjes së detyrës, Trump foli me presidentin e El Salvadorit, Nayib Bukele, gjatë të cilit “të dy liderët diskutuan të punojnë së bashku për të ndaluar imigracionin e paligjshëm”, njoftoi Shtëpia e Bardhë.