Protesta masive në New York kundër Netanyahut, mbi 100 persona të arrestuar
Qindra protestues u mblodhën të enjten pranë selisë së OKB-së në New York, në shenjë kundërshtimi ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili pritej të mbante fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme.
Protestuesit bllokuan për më shumë se një orë rrugët përreth selisë së OKB-së, duke mbajtur pankarta me thirrje si “Financoni njerëzit, jo bombat” dhe “Lëreni Gazën të jetojë”. Organizatorët thanë se më shumë se 100 persona u arrestuan, ndërsa policia e New York-ut nuk kishte konfirmuar menjëherë shifrën.
Në protestë morën pjesë njujorkezë me prejardhje hebreje, palestineze, iraniane dhe libaneze, si dhe disa politikanë, kandidatë dhe figura të njohura publike. Mes të ndaluarve ishin aktorët Hannah Einbinder dhe Susan Sarandon, ish-analistja e inteligjencës amerikane Chelsea Manning dhe komediani Caleb Hearon.
Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With Earth
Keep Watching
Protestuesit kundërshtuan mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Izraelin dhe kërkuan ndalimin e ndihmës ushtarake për Tel Avivin. Disa prej tyre akuzuan Izraelin për kryerjen e “gjenocidit” në Gaza, ndërsa kërkuan që Netanyahu të përballet me drejtësinë ndërkombëtare.
Në mesin e protestuesve ishin edhe disa kandidatë pro-palestinezë që kanë fituar zgjedhjet paraprake në SHBA. Ata argumentuan se një pjesë në rritje e votuesve amerikanë kundërshton mbështetjen amerikane për luftën në Gaza.
Protestat përbëjnë gjithashtu një sfidë politike për kryebashkiakun e New York-ut , Zohran Mamdani, i cili më herët e ka quajtur Netanyahun “kriminel lufte” dhe ka deklaruar se ai nuk është i mirëpritur në qytet. Mamdani ka pranuar, megjithatë, se si kryebashkiak nuk ka autoritet ligjor për të urdhëruar arrestimin e kryeministrit izraelit dhe i ka bërë thirrje qeverisë federale amerikane të veprojë.
Ndërkohë, një tjetër protestë kundër mbështetjes amerikane për ushtrinë izraelite ishte zhvilluar një ditë më parë në aeroportin ndërkombëtar John F. Kennedy, ku protestuesit kundërshtuan transportin e armëve dhe materialeve ushtarake drejt Izraelit.

