Me peshë 2300 kilogramë, Turqia teston raketën e re balistike
Në qytetin Rize është kryer lëshimi i ri testues i raketës Tayfun, me rrezen më të gjatë veprimi deri më tani i Türkiyes, raporton Anadolu.
Përpara lëshimit testues në aeroportin Rize-Artvin dhe përreth tij u morën masa të gjera sigurie.
Lëshimi testues i sistemit të raketave balistike me rreze të shkurtër Tayfun u krye nga rajoni në orën 12:37 sipas kohës lokale. Lëshimi përfundoi pa asnjë problem.
Lëshimi testues i raketës Tayfun të zhvilluar nga ROKETSAN, është kryer nga aeroporti Rize-Artvin edhe më 18 tetor 2022 dhe 23 maj 2023.