Gashi uron Kurtin: Ky rezultat përfaqëson besimin e qytetarëve në vizionin për zhvillimin dhe sigurinë e Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka përgëzuar popullin e Kosovës për procesin zgjedhor.
Ai ka uruar kryeministrin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e arritur në këto zgjedhje, transmeton ALBAZONE MEDIA.
Urimi i plotë:
Zgjedhjet në Kosovë dëshmojnë për pjekurinë e popullit të Kosovës, ndërsa procesi zgjedhor dëshmon angazhimin serioz të institucioneve për transparencë dhe demokraci.
Urime të sinqerta mikut tim, Albin Kurtit, për fitoren dinjitoze të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare në Kosovë! Ky rezultat përfaqëson besimin e qytetarëve në vizionin e tij për zhvillimin dhe sigurinë e Kosovës, si dhe vlerësimin për mandatin e tij të suksesshëm në krye të qeverisë.
Gjithashtu, urime për qytetarët e Kosovës! Shpresoj që vota e tyre të kontribuojë në avancimin e mirëqenies sociale, si dhe në të ardhmen europiane të shtetit. Maqedonia e Veriut mbetet e angazhuar në thellimin e bashkëpunimit, ndërsa marrëdhëniet tona miqësore mbeten të palëkundura.