RajoniTop Lajme

Eskalon situata në Kuvendin e Serbisë: Përplasje fizike mes pozitës e opozitës, hidhet gaz lotsjellës e mjete piroteknike

Shpërndaje

Në Kuvendin e Serbisë sot po mbahej seanca e parë e seancës së rregullt pranverore, por kjo seancë është ndërprerë pasi situata ka eskaluar.

Kjo erdhi si pasojë e refuzimit të kërkesave të opozitës për futjen e dy pikave në rendin e ditës.

Tym, gaz lotsjellës e mjete piroteknike, u hodhën gjatë kësaj seance në Parlamentin e Serbisë, derisa situata eskaloi edhe më tepër pasi pati përplasje fizike mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.

Më poshtë gjeni pamjet: