MaqedoniTop Lajme

Mickoski tha se nuk e takoi Gruevskin në Budapest, pohon se ka dëshmi që me të po takohen zyrtarë të LSDM-së dhe BDI

Shpërndaje

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se në Budapest nuk është takuar me ish shefin e tij Nikolla Gruevski. Përkundrazi tha se ka dëshmi që zyrtarë të ish-koalicionit qeveritar LSDM dhe BDI takohen me Gruevskin.

“Jo, nuk jam takuar! Por nëse do të isha takuar do të informoheshit sepse unë ndjek një politikë të bazuar në parimin që e vërteta është më e sakta. Më besoni, sa herë që ndodh diçka, atë e them, sepse nuk kam asgjë për të fshehur, ndërgjegjja ime është e pastër. Por, mund të konfirmoj, së shpejti dhe me dëshmi, se një numër i madh i zyrtarëve të ish-koalicionit qeveritar LSDM dhe BDI po takohen në Budapest me zotëri Nikolla Gruevskin, gjë për të cilën për fat të keq nuk kanë dhanë përgjigje të sinqertë, që nëse unë do të takohesha do ta thosha”, tha kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.