Kryeministri i Kosovës, Kurti shpreh ngushëllime për viktimat në Maqedoninë e Veriut
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shprehu ngushëllimet e tij më të thella për familjet e viktimave dhe solidaritet me popullin dhe qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një diskotekë kanë mbetur të vdekur të paktën 51 persona dhe qindra të tjerë të lënduar.
“Me pikëllim të thellë mësova për humbjen shkatërruese të 51 jetëve në Koçan të Maqedonisë së Veriut, si pasojë e një shpërthimi tragjik zjarri në një klub nate. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet që humbën më të dashurit e tyre, si dhe për liderët dhe qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë vendit në këtë kohë pikëllimi. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë”, ka shkruar Kurti.