Hoti: Serbia nuk po bashkëpunon për çështjen e të pagjeturve

Shpërndaje

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti ka thënë se nuk po arrijnë që të marrin informacioneve të sakta për personat e pagjetur. Ai tha se Serbia nuk ka vullnet për të bashkëpunuar për këtë çështje.

Hoti foli edhe për kërkesën e kryeministrit Albin Kurti për largimin e kryetarit të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Serbi, Velko Odaloviq.

“Nuk jemi duke funksionuar për shkak të mungesës së vullnetit për të bashkëpunuar dhe mos reflektimit të Serbisë për ndryshim të udhëheqësit të delegacionit serbë e që është z.Odaloviq atje. Ju e dini kërkesën e kryeministrit Kurti dhe ne kemi takime vetëm të nëngrupeve punuese dhe për çështje ekspertizash dhe të tjera janë takime e nëngrupeve punuese, por ato të grupeve punuese nuk funksionojnë”, ka thënë Hoti ne T7.