Snopçe: Të fundit në rajon për investime, BPV, prodhim industrial dhe pagën mesatare, të parët për borxhe, papunësi dhe inflacion, kriza po thellohet

Shpërndaje

Snopçe: Të fundit në rajon për investime, BPV, prodhim industrial dhe pagën mesatare, të parët për borxhe, papunësi dhe inflacion, kriza po thellohet

Pjesë integrale nga diskutimi i deputetit Halil Snopçe gjatë debatit parlamentar për propozim buxhetin për vitin 2022:

– Në 2022, GDP-ja e Maqedonisë duhet të ketë rritje prej 3.7%, që është më e vogla në rajon për dallim nga ajo e Serbisë me 4.5%, Shqipërisë 3.8%, Kosovës 4.1%, Malit të Zi 5.6%.
Në Maqedoni sipas proeksionit të Qeverisë inflacioni duhet të jetë 3.7%, që fatkeqësisht tani do te jetë më i madhi në regjion krahasuar me të Shqipërisë 1.8%, Kosovës 2.1%, Malit të Zi 2.3%, Bullgarisë 0.9%, Greqinë 1%.

Shkalla e papunësisë në Maqedoni është 15.9%. Këtu një parantezë vetëm. Në tremujorin e parë të 2020 papunsia në shtet ka qenë 16.2% prej 811 106 persona të punësuar. Ndërsa tani kemi 15.9% të papunë prej 795 271 të punësuar. Pra, tani kemi një zvogëlim të papunësisë për 0.3% por në fakt njëkohësisht kemi 15 835 persona më pak të punësuar, që dëshmon se nuk kemi ulje por kjo është si pasojë kryesisht e migrimit të madh dhe të numrit më të vogël të personave të punësuar që ka pësuar zvogëlim.

Por sidoqoftë, le të shkojmë me statistika zyrtare. Në Maqedoni kemi 15.9% papunësim, përsëri më keq në rajon krahasuar për shembull me Shqipërinë 11.6%, Sërbinë 11.1%, Bullgarinë 5.6% etj.
Kemi rënie për shembull në prodhimtarinë industriale prej 8%, ndërsa nga ana tjetër në Sërbi kemi rritje prej 9.1%, në Shqipëri kishim rritje prej 16.8%, në Mal të Zi rritje prej 8.7%, Bullgari rritje prej 9.7%, Greqi rritje prej 8.8% etj. Pra, vetëm ne kemi pasur rënie të prodhimtarisë industriale ne Shtator të 2021. E tani, si do ketë zhvillim kur kemi një gjendje të tillë faktike.

Investimet bruto në shtet kanë rënie prej 16.6%.

Kemi 274 mijon euro investime të jashtme që është bindshëm më dobet në rajon. Në krahasim me Sërbinë për shembull ku kemi 3.4 miljard euro, Shqipëria 1.1 miljard euro, Mali I zi afërsisht 600 miljon euro etj. Pra, edhe në këtë aspekt dështojmë që është sigurisht pasojë e politikave të gabuara qeveritare.

Dhe së fundi ajo që drejtpërsëdrejti jep informatë për standardin e qytetarit e ajo është rroga mesatare. Tek ne rroga mesatare është 464 Euro. Për dallim nga Serbia 553 Euro, Kosova 560 Euro, Mali I Zi 530 Euro, Bullgaria 609 Euro etj. Pea, përsëri më të dobtit.

Pra, këto parametra e pasqyrojnë më së miri situatën katastrofale ekonomike ku ndodhemi dhe fatkeqësisht nuk shohim dritë në fundin e tunelit, por përkundrazi, faktet tregojnë se dot fundosemi edhe më tepër dhe se qeveria nuk ka ndonjë strategji, jo se nuk bazohet në ndonjë teori të mirëfilltë politike apo ekonomike, por thjesht nuk ka vullnet.