Lazim Destani mer pjesë në manifestimin tradicional TOP 100

Shpërndaje

Filantropi shqiptar, Lazim Destani ishte i ftuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore për të marr pjesë në manifestimin tradicional TOP 100.

Njoftimi nga Destani:

I ftuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot pata kënaqësinë të marr pjesë në manifestimin tradicional TOP 100.

Me këtë rast, urimet e mia më të mira ua përcjell njëqind kompanive të përzgjedhura si më të suksesshmet. Gjithashtu dua ta përgëzoj Odën për rolin e saj dhe kontributin që jep në mbështetje të bizneseve në hapësirën që ajo mbulon.

Të pranoj mirënjohje nga OEMVP me akordimin për, – afirmimin e biznesit shqiptar në Diasporë, për mua është edhe një motivim shtesë në kontributin tim në këtë drejtim.