Ceremonia në Vjenë/ Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është nderuar sot me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Evropian “Coudenhove-Kalergi”. Ceremonia u mbajt në Vjenë.
Në një postim të rastit në rrjetet sociale, Osmani thekson se çmimi është edhe një nderim për Republikën e Kosovës.
“Sot, në zemër të Evropës, në Vjenë, pranova me respekt Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Evropian “Coudenhove-Kalergi”, në një ceremoni të veçantë organizuar nga PanEuropa.
Dy dekada më parë, i njëjti çmim iu nda Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Ky është një nderim për Republikën e Kosovës dhe një dëshmi se rruga jonë evropiane, e ndërtuar mbi vizionin e Presidentit Rugova për paqe, demokraci dhe partneritet transatlantik, vazhdon me vendosmëri.
Për Kosovën që beson, që qëndron dhe që ecën përpara!”,-shkruan Osmani.