Ramiz Merko shpallet i pafajshëm për Audi-në prej 67 mijë euro
Gjykata Penale në Strugë e ka liruar nga akuza kryetarin aktual të kësaj komune, Ramiz Merko i cili ndiqej penalisht për veturën luksoze Audi me vlerë 67 mijë euro. Sipas gjykatës, Merko nuk ka pasur për qëllim të kryen vepër penale, ndërsa lidhur me prokurimin publik për makinat, sipas avokatit të Merkos, Igor Petkovski gjykata nuk ka arritur të vërteton se Merko ka shkelur ndonjë ligj kur ka blerë vetura për nevojat e komunës në vlerë prej 114 mijë euro. Akuza ndaj Merkos u ngrit në mars të vitit 2024. Paraprakisht një kontroll i posaçëm në organin e akuzës në Strugë konstatoi se Merko dyshohet për të paktën 30 vepra penale. Pas kësaj, ndaj tij rënduan një sër akuzash dhe hetime të reja për shpërdorim me detyrën zyrtare. Merko për këto dyshime ndodhet edhe në listën e zezë amerikane./Alsat.mk