RajoniTop Lajme

Gërvalla thotë se opozita as nuk po kërkon zgjedhje të reja, as nuk po e sfidon Kurtin

Shpërndaje

Deputetja e Listës Guxo, Donika Gërvalla, ka kritikuar tentativën e fundit për konstituimin e Kuvendit, duke e quajtur një përsëritje të pakuptimtë të një bllokade që ka humbur çdo kuptim.

Ajo u bëri thirrje partive opozitare të mandatit të kaluar që të heqin dorë nga, siç e quajti, “strategjia destruktive” dhe të marrin përgjegjësi për votën që u është besuar nga qytetarët.

“Shkelja çdo 48 orë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese është e papranueshme. Në një kohë kur flitet për unitet, duhet të kemi unitet për shtetin, jo për pushtetin. Konstituimi i Kuvendit është hapi i parë drejt këtij uniteti. Vota e fshehtë është një mjet thelbësor i demokracisë”, u shpreh ajo.

Gërvalla theksoi se opozita nuk është e interesuar për zgjedhje të reja dhe nuk po e sfidon Albin Kurtin për formimin e Qeverisë. Sipas saj, LDK-ja është e gatshme të qeverisë vetëm në koalicion me PDK-në dhe po refuzon të pranojë rezultatin e zgjedhjeve përmes bllokadave në Kuvend.

“Nëse LDK-ja dëshiron të udhëheqë Qeverinë, duhet të fitojë zgjedhjet. Nuk ka zgjidhje tjetër. LVV-ja ka marrë 42% të votave dhe ky është një fakt që nuk mund të mohohet. Besojmë se e kemi shumicën qeverisëse”, përfundoi ajo.