Sërish tërmet në Shqipëri
Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter është regjistruar këtë të enjte, në orën 13:51 në jugperëndim të Shqipërisë.
Sipas të dhënave paraprake të Qendrës Europiane të Sizmologjisë, epiqendra ka qenë rreth 17 km në juglindje të Patosit, shkruan A2 CNN.
Thellësia e tërmetit është përllogaritur në vetëm 5 kilometra, çka e bën atë relativisht sipërfaqësor dhe më të ndjeshëm nga banorët e zonës.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por lëkundjet janë ndjerë në disa zona përreth, veçanërisht në Fier, Patos dhe Ballsh.
Në Shqipëri janë ndjerë disa lëkundje tërmeti gjatë ditëve të fundit, me më të fortën pranë zonës së Fushë Krujës me magnitudë 4.2 i shkallës rihter.
https://www.emsc.eu/Earthquake_information/earthquake.php?id=1824302
Magnitude 4.2
Region ALBANIA
Date time 2025-06-24 03:04:56.3 UTC
Location 41.460 ; 19.730
Depth 17 km
Distance 16 km NW of Tirana, Albania / pop: 374,000 / local time: 05:04:56.3 2025-06-24
8 km SSW of Krujë, Albania / pop: 21,200 / local time: 05:04:56.3 2025-06-24
Source parameters reviewed by a seismologist