BDI: Mexhiti nën komandën e Mickovskit dëshiron të fshij përqindjen e shqiptarëve 29.5%
Bashkimir Demokratik për Integrim përmes një reagimi ka reaguar ndaj zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti i cili në koordinim me Mickovskinpublikon tabela të pasakta, që lënë vend për dyshime mbi qëllimin e tyre. A është vallë kjo një veprim i koordinuar për të diskredituar rezultatin 29.5 % të shqiptarëve.
Është tepër simptomatike që pikërisht në momentin kur z. Mickoski propozon idenë për një regjistrim elektronik, Izet Mexhiti del në opinion me shifra të diskutueshme rreth regjistrimit.
Akoma më shqetësuese bëhet kjo situatë kur shohim se ai publikon tabela të pasakta, që lënë vend për dyshime mbi qëllimin e tyre. A është vallë kjo një veprim i koordinuar për të
diskredituar rezultatin 29.5 % të shqiptarëve.
Sa u përket pretendimeve të Mexhiti për Gërçecin, sqarojmë se ato janë manipulim i qëllimshëm. Banorët e Gërçecit janë të shpërndarë në vendbanimet përreth si Krushopek, Shishovë dhe Saraj. Shifrat që Izet Mexhiti i prezanton i referohen vetëm një pjese të njohur në popull si “Gërçeci i Epërm”, dhe nuk pasqyrojnë realitetin e plotë territorial e demografik të zonës sipas ndarjes kadastrale.