MaqedoniTop Lajme

ASH: Qeveria monoetnike largon gjuhën shqipe në Korridorin 8

Shpërndaje

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, në një kumtesë për media thotë se Qeveria siç e quajnë ata monoetnike, po ndjek një strategji të qëllimshme, sistematike dhe të vazhdueshme për të margjinalizuar shqiptarët.

Nga ASH thonë se “mosrespektimi i gjuhës shqipe nuk është më thjesht neglizhencë – është një politikë shtetërore diskriminuese, që vjen si pasojë e mungesës totale të vullnetit politik për barazi reale dhe respekt të ndërsjellë”.

“Këto veprime janë sulm i drejtpërdrejtë ndaj një prej shtyllave themelore të identitetit shqiptar – gjuhës sonë – dhe nuk mund të kalojnë pa reagim. Të heqësh shqipen nga tabelat, dokumentet zyrtare dhe komunikimi publik, në një shtet që pretendon se respekton Kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare, do të thotë të mohosh bashkëjetesën, të fyesh një komunitet të tërë dhe të nxisësh ndasi etnike me pasoja afatgjata për stabilitetin dhe kohezionin shoqëror”.

“I bëjmë thirrje organeve kompetente, Avokatit të Popullit, institucioneve ndërkombëtare, por mbi të gjitha popullit shqiptar që të mos heshtin para këtij diskriminimi të ulët dhe të organizuar. Shqipja nuk është gjuhë e huaj në këtë vend – është gjuhë e popullit autokton”, thonë nga ASH.

Mund të shihet edhe në video nga minuta e 1.07