MaqedoniTop Lajme

Nga nesër mot shumë i ngrohtë, javën e ardhshme mbi 40 gradë

Shpërndaje

Nën ndikimin e një mase të ngrohtë ajri nga jugu, nga nesër vijon periudha e motit me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare.

Drejtoria për punë hidrometeorologjike informon se mot veçanërisht i ngrohtë pritet gjatë javës së ardhshme të punës, kur temperatura ditore kudo do të jetë mbi 30 gradë Celsius, në shumë vende do të kalojë 35 gradë, ndërsa vende-vende do të jetë edhe mbi 40 gradë Celsius.