Rama uron Bill Clinton: Gëzuar ditëlindjen zotri President!

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama i uroi sot ditëlindjen Presidentit të 42-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

Kreu i qeverisë ndau në rrjetet sociale një foto me Presidentin Clinton, i cili është duke mbajtur një fanellë të Kombëtares shqiptare të futbollit.

“Gëzuar ditëlindjen zotri President”, shkruan kryeministri Rama në gjuhën angleze.

Clinton vizitoi për herë të parë Shqipërinë në datat 3-4 korrik të këtij viti.

Ditëlindja e ish-presidentit Bill Clinton festohet edhe në Kosovë

Në nder të tij u zhvillua në 3 korrik një ceremoni pritjeje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë në Tiranë ku ishin të pranishëm drejtuesit më të lartë të vendit, ministra, deputetë, njerëz të artit, kulturës, biznesit si dhe qytetarë të shumtë.

Clinton feston sot 77-vjetorin. Ai lindi më 19 gusht të vitit 1946 në Hope, Arkansas, SHBA.Clinton shërbeu si President 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 2001.

Bill Clinton gjatë kohës së mandatit të tij si President i SHBA ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-s për ndërhyrjen e NATO-s në Luftën e Kosovës në vitin 1999.