EKSKLUZIVE – Pamje të papara nga arrestimi i togerit Jevtiq që dyshohet se spiunonte te BIA serbe
Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Inspektoratin Policor të Kosovës është duke zhvilluar një operacion kundër spinunazhit.
Gazeta Online Reporteri.net merr vesh nga burime se në këtë aksion është arrestuar eprori policor, Bojan Jevtic.
Ai mbante pozitën e zëvendëskomandantit dhe shefit të operativës në një prej strukturave të policisë në pjesën veriore të Kosovës.
Për aksionin është deklaruar qysh në mëngjes Prokuroria Speciale.
Prokuroria ka thënë se detajet do t’i zbulojë pas përfundimit të operacionit.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e saj, është duke u zhvilluar një operacion në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë, në lidhje me dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.